Lokale - eSIMy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Podujevës, ku një çift janë përfshirë në rrahje fizike.

Sipas hetimeve fillestare, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre, ajo kishte dëmtuar orenditë shtëpiake dhe më pas dyshohet se të dy e kanë sulmuar njëri-tjetrin fizikisht.

Me udhëzim të Prokurorit Kujdestar, ndaj çiftit është inicuar rasti për “Dhunë në familje”, ndërsa të dy janë liruar në procedurë të rregullt.