Një person është arrestuar në Podujevë, pasi i njëjti i ka hedhur sprej një personi dhe ka goditur me gurë një veturë, raporton Llapi.info.
Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, derisa ka thënë se janë lënduar tre persona.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje viktimës mashkull kosovar i ka hedhur sprej dhe ka goditur me gur automjetin e tij ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka thënë PK pa dhënë detaje tjera./Llapi.info






