Lokale - eSIMy

Banorë në zona të ndryshme në Kosovë po vazhdojnë të hasin në mjete të dyshuara shpërthyese, shkruan Llapi.info.

Në 24-orët e fundit dy raste të tilla janë bërë të ditura nga Policia e Kosovës. Një prej tyre ka ndodhur në Podujevë. Sipas PK-së, në të njëjtin kanë intervenuar KFOR-i dhe FSK-ja.

“Podujevë 17.06.2020-10:26. Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar ka vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes. Në vendin e ngjarjes njësiti policore ka bërë sigurimin e atij mjeti, ndërsa njësitë e KFOR-it dhe FSK-së në mënyrë të sigurt e kanë bërë tërheqjen e atij mjeti nga vendi i ngjarjes”, ka bërë ditur PK.

Kurse, rasti tjetër ka ndodhur në Prishtinë, derisa njësitë e EOD-së të KFOR-it dhe FSK-së në mënyrë të sigurt në vendin e ngjarjes e kanë bërë shpërthimin e mjetit./Llapi.info