Lokale - eSIMy

Në Livadicë të Podujevës parashihet të ndërtohet Zona Industriale.

Për këtë projekt komuna tashmë e ka gati planin, por jo edhe pronësinë mbi tokën 39 hektarëshe.

Parcelat i takojnë ish-Kooperativës Bujqësore, të cilat ekzekutivi lokal po kërkon t’i shpronësojë.

Ky lokacion për Zonën Industriale ishte caktuar nga Kuvendi Komunal qysh më 2010, por shpronësimi nuk u arrit kurrë, njofton Klan Kosova.

Kërkesa duhet të marrë ‘aminin’ e qeverisë. Ajo tek ekzekutivi duhet të dorëzohet nga Ministria e Mjedisit, por se kur do të bëhet kjo, nga ky dikaster nuk dhanë një afat.