Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar dje në Podujevë, pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka kanosur një person tjetër.

Policia ka njoftuar se pas arrestimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan Llapil.info.

Njoftimi i plotë:

KANOSJE

Podujevë 29.05.2024-14:03. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.