Lokale - eSIMy

Një qytetar ka raportuar në polici se është sulmuar nga dy persona të servisit ku ai kishte dërguar veturën e tij për ta riparuar.

Të dy të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Podujevë / 16.03.2024-13:08. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa e ka dërguar veturën e tij në servis për të riparuar disa pjesë, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy punëtorë te servisit-të dyshuarit meshkuj kosovar, të cilët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.