Dy persona janë arrestuar në Podujevë për kërcënim, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, raporton Llapi.info.
“Podujevë 09.02.2022 – 19:30. Viktima mashkull kosovar ka informuar se është sulmuar dhe kanosur nga vëllai i tij, i dyshuari mashkull kosovar. Ndërsa djali i viktimës i dyshuari tjetër mashkull kosovar, përmes telefonit ka kanosur axhën e tij”, thuhet në raportin e PK-së.
Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës ka thënë se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. /Llapi.info






