Lokale - eSIMy

Ka nisur ndeshja në stadiumin  e qytetit të Podujevës, “Zahir Pajaziti”, pas shtyrjes prej disa minutave, për shkak të erërave të forta, shkruan Llapi.info.

Siç njofton klubi llapjan, të dyja skuadrat janë pajtuar që kjo ndeshje të luhet sot.

Llapi dhe Malisheva zhvillojnë sot ndeshjen e javës së 16-të të Superligës së Kosovës.

Aktualisht, skuadra nga Podujeva radhitet në vendin e dytë me 28 pikë, tetë më shumë se Malisheva që gjendet në vendin e pestë.

Llapi.info do t’iu mbajë të informuar për ecurinë e kësaj xhiroje.