Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ndërkohë që është bërë e ditur se janë grabitur stoli ari dhe një pistoletë.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se  në shtëpinë e tij kanë hyr dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur një pistoletë për të cilën kishte leje, dhe stoli ari. Nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Policia, pa dhënë detaje tjera.

Siç ka mësuar Llapi.info, ngjarja ka ndodhur në fshatin Shakovicë, derisa vlera e dëmit nga vjedhja e stolive kap vlerën e rreth 5 mijë eurove./Llapi.info