Foto ilustrim

Dy nxënës të mitur janë ndaluar nga Policia në Podujevë, pasi gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dy thika, raporton Llapi.info.

“Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë 29.09.2021-10:45. Njësiti policor gjatë implementimit të planit operativ ,, Siguria në shkolla ”ka ndaluar veturën VË me targa vendore dhe gjatë kontrolli tek dy të dyshuarit meshkuj kosovar të moshës së mitur janë gjetur dhe konfiskuar dy mjete të mprehta (thika)”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Sipas PK-së, dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Duhet theksuar se ditë më parë një person është therur me thikë në Podujevë./Llapi.info