Policia e Kosovës ka njoftuar edhe për dy raste tjera të dhunës në familje, shkruan Llapi.info.
Rastet kanë ndodhur në dy lokacione të ndryshme, ku viktima janë gratë. Sipas PK-së, dy gra janë rrahur nga burrat e tyre, duke përfunduar njëra edhe në spital.
Më poshtë njoftimet e Policisë së Kosovës:
Podujevë 22.09.2022-14:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj edhe pse kishte urdhër mbrojtës nga gjykata. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Podujevë 22.09.2022 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, lirohet dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.