Parku i Pishave në qytetin e Podujevës është vendi më i frekuentuar nga qytetarë të moshave të ndryshme, shkruan Llapi.info.
Por, këta qytetarë janë të rrezikuar nga drunjtë sipër këtyre pishave. Kështu ka thënë një llapjan, i cili i ka dërguar pamjet në LLapi.info.
Sipas tij, që nga stuhitë që goditën vendin javë më parë, këta drunj janë rrëzuar, e disa kanë mbetur të pezull mbi drunj të tjerë. Ai thotë se ka lajmëruar edhe ekipet emergjente në Podujevë, por që siç ka thënë ai, të njëjtit nuk kanë ndërhyrë për të evituar këtë problem.
Kanë qenë të shpeshta rastet që drunjtë janë rrëzuar në këtë park, duke paraqitur edhe rrezik për ata që kalojnë kohë këtu./Llapi.info
Më poshtë pamjet e dërguara:








