Drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Podujevës, Ajet Potera, ka thënë se trafot, shtylla elektrike dhe ato të komunikacionit të ri-rregullohen, pasi të njëjtat nga qeverisja e kaluar, sipas tij, kanë lejuar vendosjen e tyre nëpër trotuare, raporton Llapi.info.

Potera, në një postim në Facebook ka thënë se asnjë qeverisje Komunale apo Republikë tjetër (qeveri), siç është shprehur ai, nuk do të lejonte një kompani të punonte kështu.

“Asnjë qeverisje Komunale apo Republikë tjetër (qeveri) nuk do të lejonte një kompani të punonte kështu! Për zyrtarët e Komunës janë të njohura kompanitë. Duhen me qindra e mijëra foto të projekteve tjera për të paraqitur punën e shëmtuar të këtyre kompanive fantome të zyrtarëve”, ka shkruar ai pos tjerash.

Postimi i plotë:     

Kushdo që ka dhënë leje, apo pëlqim për një projekt të tillë qofshin ata institucione, zyrtarë apo emër i përveçëm, kanë shkelur fillimisht në profesionalizëm, pastaj në të gjitha ligjet e rregulloret në fuqi, përfshirë vetë kompaninë që ka bërë diçka të shëmtuar e jo profesionale që nuk sheh dhe nuk gjenë askund në ndonjë shtetet evropiane!
Këto projekte të trashëguara në këtë mënyrë nga qeverisja e mëhershme, do t’i kushtojë dhjetëfish qytetarëve, buxhetit dhe do ta bëjë të duket qyteti i Podujevës i shëmtuar edhe për disa vite!
Kjo do të ri rregullohet por nga dënimi nuk duhet të shpëtojnë përgjegjësit.
Asnjë qeverisje Komunale apo Republikë tjetër (qeveri) nuk do të lejonte një kompani të punonte kështu!
Për zyrtarët e Komunës janë të njohura kompanitë.
Duhen me qindra e mijëra foto të projekteve tjera për të paraqitur punën e shëmtuar të këtyre kompanive fantome të zyrtarëve!
Republika e Kosovës u bë me shumë sakrificë, brez pas brezi. Ndërtimi dhe zhvillimi i saj bëhet me njerëz të ndershëm, punëtorë dhe profesional, jo me keqpërdorues dhe të korruptuar.
Të parët e ndërtojnë shtetin dhe të ardhmen, të dytët e shkatërrojnë atë. Mos t’i lejojmë, e ardhmja ju takon fëmijëve tanë!

Image may contain: outdoor
Image may contain: tree and outdoor
Image may contain: tree and outdoor
Image may contain: sky, house, cloud, outdoor and nature
Image may contain: car and outdoor