Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar dje, pasi që i njëjti e kishte goditur me shuplakë motrën e tij, për shkak të një mosmarrëveshje të çastit, shkruan Llapi.info.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, derisa konfirmohet edhe arrestimi i personit.

Njoftimi i plotë;

DHUNË NË FAMILJE

Podujevë 02.05.2022 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkullkosovar i cili pas një mosmarrëveshje të çastit që kishte pasur me motrën e tij, viktimën femër kosovare  e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me shuplakë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.