Lokale - eSIMy

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në rrugën e qendrës së qytetit të Podujevës, “Zahir Pajaziti”, raporton Llapi.info.

Në lidhje me këtë, Policia ka dhënë sot detaje tjera, derisa është bërë e ditur se nga kjo grabitje ka pasur edhe të shtëna me armë.

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 07.12.2020 – 09:04. Ankuesi mashkull  kosovar (punëtor sigurimi), ka informuar se deri sa ishte me viktimën femër kosovare (menaxhere e marketit) duke dorëzuar të hollat në bankës, rrugës,  dy persona të maskuar kanë grabitur çantën. Sipas viktimës dhe ankuesit, të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri dhe në vendin e ngjarjes është konfiskuar një gëzhojë”, ka thënë PK.

Siç mëson Llapi.info, rreth 30 mijë euro është shuma e grabitur nga një person ende i panjohur për institucionet e sigurisë./Llapi.info