Lokale - eSIMy

Persona të pandërgjegjshëm kanë dëmtuar në masë të madhe pllakën përkujtimore të heroit të kombit, Ali Ajeti.

Njëri nga ish-bashkëluftëtarët e Ajetit ka treguar për Indeksonline se bashkë me axhën e Ali Ajetit ka qenë sot në fshatin Shtedim ku kanë parë nga afër dëmin e bërë.

“Sapo u kthyem nga vendi ku është bërë ky gjest i turpshëm. Pllaka deri vonë ka qenë në rregull. Kur kanë shku me pastru, e kanë parë se në çfarë gjendje disa persona që vetëm njerëz nuk mund të iu thuash, e kanë dëmtuar deri në këtë masë. Rastin e kemi lajmru në Polici, kanë qenë i kanë marrë provat nga afër.

Këtë e ka bërë ndonjë dashakeq, e jo pronari i tokës, ngase ai e ka lëshuar tokën me vetdëshirë dhe nuk kemi dyshime rreth kësaj” ka thënë njëri nga bashkëluftëtarët e Ali Ajetit për Indeksonline.