Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Podujevë, pasi që gruaja e tij e ka raportuar për dhunë fizike, njofton Llapi.info.

Siç njofton policia gruaja ka marrë tretman mjekësor, derisa prokurori i rastit i ka intervistuar palët.

Njoftimi i plotë;

Podujevë 21.06.2022-23:00. Me 22.06.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë fizike. Viktima ka pranuar tretman mjekësor . Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.