Policia e Kosovës ka njoftuar për një dhunë në familje që ka ndodhur dje në Podujevë.
Një burrë e ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
“DHUNË NË FAMILJE
Podujevë 29.05.2024-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.






