Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë në Bashkësi, shkruan Llapi.info.
Kështu ka njoftuar komuna në një kumtesë, ku është bërë e ditur se takimi do të nis në ora 13:00.
NJOFTIMI:
Njoftim për media;
Kryetari i Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi sot nga ora 13:00 me datë 22 janar 2024 ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme(urgjente) të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi me temën; Situata e përgjithshme e sigurisë në Komunën e Podujevës.
Takimi mbahet në sallen e Kuvendit Komunal.
Ftojmë mediat ta përcjellin këtë takim!
22.01.2024, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim






