Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në takim profesorin e Sh.M.L.T. “Fan S.Noli” në Podujevë, Naser Popova – inxhinier i makinerisë, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.

Me këtë rast kryetari Bulliqi e ka përgëzuar profesorin Popova, i cili për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit nga ministri i Arsimit dhe Shkencës është dekoruar me mirënjohje për kontribut të veçantë në fushën e arsimit dhe edukimit.

Gjithashtu profesorit Popova, për nder të 7 Marsit, sivjet i është ndarë mirënjohje edhe nga Drejtoria e Arsimit të Komunës së Podujevës, si mësimdhënës i dalluar.

Me këtë rast Kryetari Bulliqi e uroi mësimdhënësin e dekoruar dhe e falënderoi për kontributin e dhënë në mësimdhënie arsimimin e shumë gjeneratave./Llapi.info