Kreu i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka inspektuar punimet që janë duke u realizuar në Parkun e Paqes dhe në Parkun “Manchester”, shkruan Llapi.info.
Në një postim në Facebook, Bulliqi ka bërë të ditur se kompania punëkryese ishin në fazën e pastrimit të hapësirave në këtë pjesë.
Postimi i plotë:
Me drejtorin e Zhvilimit Ekonomik, Vigan Salihu, vizituam punimet që janë duke u realizuar në “Parkun e Paqes” dhe në “Parkun Manchester”, ku kompania punëkryese ishin në fazën e pastrimit të hapësirave.
Këto parqe do të shndërrohen në vende rekreative, ku të gjithë qytetarët pa dallim moshe do të kenë mundësinë e frekuentimit dhe shfrytëzimit të këtyre hapësirave të bukura.
Projekteve të tilla i gëzohemi të gjithë, sepse do të jenë destinacion i qytetit për shfrytëzimin e aktiviteteve të ndryshme të artit, sportit, dhe kulturës, por gjithnjë edhe një hapësirë e mirë për ecje dhe vrapim.






