Lokale - eSIMy

Kryetari Bulliqi së bashku me një delegacion nga komuna e Podujevës, ka bërë homazhe në përvjetorin e 23-të të vdekjes së publicistit Enver Maloku, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.

Kryetari Bulliqi tha “Sot janë mbushur 23 vjet nga vrasja makabre e intelektualit dhe publicistit, Enver Maloku i cili dha kontribut të çmuar në shumë dimensione në jetën publike e shoqërore në Kosovë”.

“Misteri i vrasjes së tij ende nuk ka marrë epilog. Familja, shoqëria dhe mbarë populli i Kosovës pret që të zbardhet ky rast dhe ajo dorë famëkeqe të marrë dënimin e merituar”.

“Lavdi e nderime punës dhe veprës së Enver Malokut”./Llapi.info