Policia e Kosovës ka pranuar një rast nga qytetar i Komunës së Podujevës, i cili ka raportuar se një person i panjohur i ka bërë pagesë me një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar, njofton Llapi.info.
Policia ka hapur rast për këtë ngjarje, teksa kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore.
“Podujevë 15.03.2022 – 19:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar deri më tani i pa njohur ka bërë pagesë me një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia./Llapi.info






