Bedri Maçastenës i është refuzuar kandidatura për të parin e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë. Ai përmes një shkrimi në Facebook, këtë vendim e ka quajtur skandaloz, dhe e ka ftuar KZP të rishqyrtojë vendimin sipas tij të “padrejtë”.

“Ky vendim po e ndalon zhvillimin e demokracisë, jo duke ma ndaluar mua garën por duke e ndaluar të zhvillohet një garë në mes dy kandidatëve”, shkruan Maçastena.

Derisa thotë se vetmi “kriter” të cilin ai se ka plotësuar “është mosbindja për t’u renditur në anën e atyre që e shkelin ligjin e që e kanë profesion e pasion, e që fatkeqësisht po gjejnë mbështetje te individët vendimmarrës brenda Lëvizjes”.

Maçastena thotë se kundërkandidati i tij iu frikësua garës e konkurrencës.

“Ai vazhdoj me avazin e vjetër duke kërcënuar, shantazhuar dhe në fund duke keqinformuar”.

Sipas Maçastenës “Lëvizja VETËVENDOSJE! është me e madhe se kjo garë”.

“Andaj e falënderoj secilin aktivistë për përkrahjen e vazhdueshme dhe e ftojë edhe KZP të rishqyrtojë vendimin e padrejtë dhe të marrë për bazë gjendjen faktike të personalitetit tim dhe bashkë me të gjithë të vazhdojmë ta mbrojmë Lëvizjen dhe të angazhohemi dite e natë ta zhvillojmë demokracinë e shëndoshë brenda Levizjes VETËVENDOSJE!, e cila demokraci e brendëshme me këtë vendim u dëshmua se i mungon shumë partisë tonë”.