Një banor i rrugës “Xhafer Rrahman Mehmeti”, afër shkollës “Dëshmorët e Kombit”, në Podujevë, është ankuar se po rrezikohen nga punimet që nuk po përfundojnë tash e katër muaj.
Madje ai prentendon që për gjithë këta muaj është lënë gypi jashtë funksionit dhe nuk ka shkuar askush për t’i përfunduar punimet që janë nisur aty.
Derisa, nga kjo gjendje më të rrezikuar janë fëmijë të cilët sipas tij, po duhet të lëvizin nëpër rrugë.