Banorët në rrugën “Hajredin Ukelli” në qytet janë ankuar në drejtim të kryesisë dhe stafit të klubit nga “Zahir Pajaziti”, shkruan Llapi.info.
Siç kanë thënë ata për Llapi.info, rrobat dhe gjërat tjera kanë bllokuar kanalizimin në këtë pjesë.
Në pamjet që ata kanë dërguar, shihen veshjet e stafit të klubit llapjan që janë hequr nga ky kanal, i cili, sipas tyre, ka qenë i bllokuar.
Banorët kanë kërkuar nga klubi llapjan që të merren me këtë cështje, pasi sipas tyre, kjo gjë po u shkakton probleme./Llapi.info