Foto ilustrim

Një burrë ka kanosur me armë dy djemtë e tij, të shtunën në Podujevë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, raporton Llapi.info.

Policia e Kosovës nga i dyshuari ka konfiskuar “një pistoletë me shtatë fishekë dhe një kallashnikov me tridhjetë fishekë”.

“Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka kanosur me armë dy viktimat meshkuj kosovar (djemtë e tij), njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë dhe një kallashnikov me tridhjetë fishekë. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK.

Rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje”./Llapi.info