Një tjetër rast dhunë në familje është regjistruar në qytetin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, një burrë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, me ç’rast i njëjti është shoqëruar në stacion policor.

“Podujevë 23.03.2021 – 02:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se  bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. E njëjta ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./Llapi.info