Lokale - eSIMy

Një tjetër rast dhunë në familje është regjistruar në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të  ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, teksa është njoftuar se një burrë ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

“Podujevë 18.03.2021 – 17:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka thënë PK.

Duhet theksuar se numri i rasteve të dhunës në familje është shpeshtuar kohët e fundit edhe në Podujevë, përkundër thirrjeve të shumta që evitohet kjo dukuri./Llapi.info