Podujeva, foto arkiv
Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar në Podujevë, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj një femre, raporton Llapi.info.

“Podujevë 01.11.2020 – 23:59. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë PK.

Sipas njoftimit të PK-së, me vendim të prokurorit, pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Llapi.info