Foto Ilustrim
Lokale - eSIMy

Një tjetër rast dhunë në familje është regjistruar dje në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Sipas PK-së, vëllai ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

“Podujevë 10.10.2020 – 07:40. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovar. Viktima është intervistuar ne prezencën e punëtorit për punë sociale, viktima ka refuzuar që ti ofrohet tretman mjekësore”, ka njoftuar PK.

Pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt./Llapi.info