Dhuna në familje po vazhdon të jetë dukuri mjaft shqetësuese në rajonin e Podujevës, derisa javët e fundit ka pasur rritje të numrit të rasteve, raporton Llapi.info.
Një i tillë është regjistruar të hënën, derisa viktima femër pas sulmit fizik ka pranuar edhe tretman mjekësor.
“Podujevë 21.09.2020-22:00. Viktima femër kosovare ka raportuar është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF –Podujevë dhe më pas është dërguar në strehimore”, ka njoftuar PK.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt./Llapi.info






