Dhuna në familje po vazhdon të jetë dukuri mjaft shqetësuese në rajonin e Podujevës, ku vetëm gjatë kësaj jave janë regjistruar disa raste, raporton Llapi.info.
Një i tillë ka ndodhur dje në mesditë, derisa është arrestuar një i dyshuar, i cili ka tentuar t’i sulmojë prindërit e tij.
“Podujevë, 15.09.2021 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte tentuar që ti sulmoj fizikisht prindërit e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK në raportin e saj ditor.
Më tutje, Policia e Kosovës ka thënë se rasti po vazhdon të hetohet./Llapi.info