Lokale - eSIMy

Një grua është arrestuar në orët e para të mbrëmjes të së shtunës në Podujevë, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i saj është bërë pasi e njëjta ka tentuar ta sulmojë një femër tjetër.

“Podujevë 06.06.2020 – 18:40.  Është arrestuar një femër kosovare e cila ka tentuar ta sulmoj viktimën femër kosovare. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, ka thënë PK.

Pa dhënë detaje tjera, rasti në Polici është cilësuar si “dhunë në familje”.

Kujtojmë, një tjetër rast për dhunë në familje ka ndodhur në orët e vona të së premtes në Podujevë, me ç’rast është arrestuar një i dyshuar./Llapi.info