Një tjetër rast për dhunë në familje është regjistruar në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.
Kësaj radhe viktimë është një burrë. Sipas Policisë së Kosovës, një grua në gjendje të dehur e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.
“Podujevë 29.08.2020 – 20:50. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (bashkëshortin e saj). Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
Duhet theksuar se numri i rasteve për dhunë në familje këto ditë është rritur dukshëm, gjersa pak ditë më parë babai i kishte kanosur djemtë e tij./Llapi.info






