Një i dyshuar është arrestuar në Podujevë, nën dyshimin se i njëjti ka kanosur me vrasje një person dhe familjen e këtij të fundit, shkruan Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte kërkuar nga viktima që t’ia siguronte deri të hënën 50 mijë euro.
“Podujevë 06.11.2021 – 09:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar dhe familjen e tij nëse nuk ia siguron pesë dhjetë mijë (50.000) € deri të hënën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Llapi.info






