Komuna e Podujevës, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, ka bërë të ditur se ka anuluar konkursin për mësimdhënës në dy lëndë, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për mësimdhënës së gjuhës gjermane dhe ajo për lëndën e matematikës.

“Komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurës së rekrutimit për pozitat e lira Mësimdhënës për Gjuhë Gjermane dhe Mësimdhënës për Matematikë, i shpallur sipas konkursit për pranim me nr.RN00009432, me datë të njoftimit 13.07.2022, pas verifikimit paraprak të aplikacioneve për pozitat e lartcekura njofton Njësinë Përgjegjëse se për pozitat Mësimdhënës për Gjuhë Gjermane asnjë kandidat nuk i ka plotësuar kriteret e kualifikimit sipas konkursit që të jenë pjesë e listës së ngushtë, ndërsa për pozitën Mësimdhënës për Matematikë nuk ka pasur numër të mjaftueshëm të kandidatëve”, thuhet në njoftim.

Kandidatët e pakënaqur me këtë njoftim kanë të drejtë të paraqesin ankesë prej 15 ditësh, në Komisionin e Ankesave në Komunën e Podujevës./Llapi.info