Lokale - eSIMy

Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19 shoqëria civile monitoroi Komunën e Podujevës për mënyrën e menaxhimit të saj.

Gjatë kësaj kohe, ata kanë vërejtur mungesë transparence të drejtorit të shëndetësisë, Zim Thaçi.

Shemsi Jashari nga organizata “Demokracia Fillon Këtu” po thotë se Podujeva ka pak mjek për rreth 80 mijë banorë sa janë aktualisht.

Qytetarët e Podujevës janë më të rezervuar në kritika.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Podujevës , Zaim Thaçi nuk pranoi të flas para kamerës, për të komentuar akuzat e Jasharit.

Thaçi televizionit iu përgjigj përmes postës elektronike, duke thënë se situata është e menaxhueshme dhe se kanë staf mjekësor prej 60 mjekëve dhe 130 infermierëve .

Drejtori tha se vazhdimisht kanë ngritje të kapaciteteve shëndetësore por të cilat fatkeqësisht nuk mund ti mbështesin edhe me resurse humane.