Sot janë bërë 31 vjet nga vrasja e Ylfete Humollit, njofton Llapi.info.
Humolli është vrarë nga regjimi serb në protestën që u zhvillua më 1 shkurt të vitit 1990 në Lupç të Poshtëm të Podujevës.
Më 1 shkurt 1990, organizohet një demonstratë në fshatin e saj, ku policët e regjimit serb u turren sërish. Breshëria e plumbave në Lupçin e Poshtëm bie mbi Ylfeten.
Bashkë me Ylfeten ishte dhe vëllai i saj Mentori (13), i cili ra heroikisht më 21 mars 1999 duke luftuar të njëjtin agresor në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë./Llapi.info






