Sot bëhen 23 vite nga rënia heroike e dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi, njofton Llapi.info.

Ilir Durmishi me bashkëluftëtarët, Afrim Maliqin e Hyzri Talla u vranë nga një pritë e organizuar pushtuesve serbë, derisa ishte duke lëvizur me veturë në Bregun e Diellit në Prishtinë, më 2 dhjetor të vitit 1998.

Kjo ishte një vrasje makabre e dëshmorëve llapjanë. Ata u vranë nga shërbimi okupatorët serbë afër Qendrës së Studentëve në Prishtinë derisa ndodheshin në një mision ushtarak.

Në vendin e rënies së këtyre tre dëshmorëve edhe është zbuluar pllaka përkujtimore. Tre dëshmorët janë dekoruar nga Presidenca e Kosovës.

Në nderim të tyre, sot në ora 11:00 do të mbahen homazhe tek vendi i rënies në Breg të Diellit, ndërsa homazhe do të mbahen edhe në varrezat e dëshmorëve në fshatin Penuhë dhe Shajkoc./Llapi.info