Qendra e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ka vazhduar pajisjen me aparatura moderne për trajtimin e pacientëve, shkruan Llapi.info.

Mbi 30 mijë euro ka kushtuar aparati biokimik dhe hematogjik, i blerë me buxhet komunal.

Në njoftimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, thuhet se është realizuar edhe trajtimi i stafit për përdorimin e këtyre dy aparaturave.

Shkrimi i plotë nga QKMF:

I premtuam laboratorit aparatura të reja vjet dhe realizuam premtimin sivjet mbi 30 mijë euro aparati biokimik dhe hematologjik nga bugjeti komunal.Realizuam edhe trajnimin e stafit dhe rritëm kapacitetet dhe siguruam validitet analizash dhe lehtësim pune për stafin.