Që nga mëngjesi i sotëm një pjesë e qytetit të Podujevës është duke u përballur me mungesë të rrymës.

Edhe pse nuk ishte planifikuar të ketë reduktime, kjo pjesë e qytetit për gati 3 orë ka mungesë të energjisë elektrike.

Llapi.info ka kontaktuar me zëdhënësin e KEDS-it Viktor Buzhala, por ai nuk ka dhënë ndonjë përgjigje në lidhje më këtë.

Ndërsa, qytetarët shprehen të pakënaqur pasi në këtë ditë kur temperaturat janë të ulëta, po ka mungesë të rrymës. Po ashtu edhe pronarët e bizneseve shprehën për ‘Llapi.info’ të pa kënaqur pasi që ndezja e gjeneratorëve po u shkakton humbje./Llapi.info