Drejtori i Qendrës Klinike Universitare (QKUK), Basri Sejdiu dhe nënkryetari i komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari kanë nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm në këtë komunë, transmeton Llapi.info.
Kështu është bërë e ditur në një komunikatë për medie ku thuhet se Komuna e Podujevës ka dhënë në shfrytëzim afatgjatë pronën e paluajtshme për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
I pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Në njoftim thuhet po ashtu se SHSKUK do ta hartojë projektin për ndërtimin e objektit të ri të këtij spitali.
“Parashihet që ShSKUK të hartoj projektin zbatues dhe të ndërtojë objektin e ri të Spitalit të Përgjithshëm në Komunën e Podujevës, si dhe ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për funksionalizimin e tij. Pas funksionalizimit, i njëjti organizohet, mirëmbahet, menaxhohet dhe administrohet nga SHSKUK, konform legjislacionit përkatës në fuqi. Të pranishmit në këtë aktivitet e vlerësuan të domosdoshëm dhe shumë të rëndësishëm ndërtimin këtij spitalit në mënyrë që banorët e Podujevës të kenë qasje në shërbimet shëndetësore”, thuhet në komunikatë.
Duhet potencuar se objekti i Spitalit të Përgjithshëm është ndërtuar para rreth katër vjetëve, por asnjëherë s’është funksionalizuar. Në të, funksion ka kryer vetëm shërbimi i Maternitetit./Llapi.info
Madje, i njëjti është përuruar disa herë, pro që funksionalizimi i tërësishëm i tij ka munguar. Opozita vazhdimisht i kritikonte komunarët e Podujevës, ndërsa këta të fundit tërë fajin e hidhnin tek SHSKUK./Llapi.info

