Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që hapësirat e ish-aeroportit të Dumoshit t’ia dhurojë ministrisë së Mbrojtjes, shkruan Llapi.info.
Këto hapësira tashmë do të shndërrohen në Aeroport Ushtarak.
Kjo u bë e ditur nga një postim nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Podujeva, Fitim Haziri.
Postimi i plotë:
Në ditët e Epopes së UÇK-së u morr vendimi që Podujeva të bëhet me aeroport ushtarak!
🛫 Është një moment historik për qytetin tonë kur Qeveria e Kosovës ka vendosur që të japë pronat e ish-aeroportit të Dumoshit – Ministrisë së Mbrojtjes.
Kjo hapësirë do të shërbejë për të forcuar kapacitetet tona mbrojtëse dhe për të siguruar që Kosova të jetë gjithmonë në gatishmëri për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin tonë territorial.
Urime për këtë arritje të madhe për qytetin tonë! 🇽🇰 #Podujeva #AiroportUshtarak #MbrojtjaENëQendër”







