Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar sot memorandumin e bashkëfinancimit me përfaqësuesen e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim(IOM), për realizimin e dy projekteve në dy shkolla të kësaj komune, shkruan Llapi.info.
Sipas Bulliqit, vlera e përgjithshme e të dy projekteve është 22 mijë e 388 euro, ku prej tyre, 15 mijë 730 euro janë donacion nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Postimi i tij:
Me përfaqësuesen e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim(IOM) nënshkruam memorandumin e bashkëfinancimit për realizimin e projekteve për furnizim me laboratorë shkencorë dhe mjete të konkretizimit për ShFMU “Luigj Gurakuqi” në Batllavë dhe për kabinetin muzikor për ShFMU “Naim Frashëri” në Podujevë.
Vlera e përgjithshme e të dy projekteve është 22 mijë e 388 euro, ku donatorë janë Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me 15 mijë 730 euro, ndërsa Komuna e Podujevës participon me 6 mijë e 658 euro.U jemi shumë falënderues për ndihmën dhe bashkëpunimin organizatës dhe donatorëve.
Poashtu diskutuam edhe për projekte të tjera që mund t’i realizojmë bashkarisht në interes të komuniteteve pakicë në Podujevë.






