Qytetarët e komunës së Podujevës janë përballur sot me mungesë të madhe të energjisë elektrike, shkruan Llapi.info.
Qytetarë llapjanë të zonave të ndryshme kanë treguar se rryma është ndalur sot gjatë ditës disa herë.
Sipas tyre, reduktimet janë rritur për orë të tëra, ndërkohë që në disa pjesë 3 orë ka, e tri të tjera jo.
Ndryshe, Korporata energjetike e Kosovës(KEK) ka bërë të ditur se janë duke e sanuar njësinë A3, dhe pritet që brenda dy ditësh të përfundojnë punimet dhe kjo njësi të rikthehet në funksion.
Kosova aktualisht është duke u ballafaquar me reduktime të gjata me rrymë, ku për qytetarët këto reduktime janë vështirë të përballueshme.
“Zyrtarët e KEK i thanë që janë duke e sanuar njësinë A3 dhe pritet që brenda 2 ditësh të përfundojnë punimet dhe të kthehet në funksion. Derisa Kosova të sigurojë energji të nevojshme, reduktimet kanë shkuar deri në 3 orë pa rrymë”, thuhet në përgjigjen e tyre për Rtk./Llapi.info






