Lokale - eSIMy

Mbi 12 mijë qytetarë janë vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, duke çuar në total numrin e vaksinave të administruara në 1 milion e 432 mijë, shkruan Llapi.info.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar top dhjetë komunat me më shumti qytetarë të vaksinuar brenda një dite. Në mesin e tyre bënë pjesë edhe Podujeva.

Sipas njoftimit të MSh-së në top 10 e komunave me numrin më të madh të të vaksinuarve ajo e Prishtinës i prinë listës me 1 mijë e 254 persona të vaksinuar gjatë 24 orëve.

Kurse, komuna e dytë në këtë listë është ajo e Gjakovës me 1 mijë e 82 persona të vaksinuar në një ditë.

Ndërkaq, në Prizren janë vaksinuar 1 mijë e 68 persona në 24 orët e fundit, në Ferizaj 783 persona, në Pejë 733 persona, në Mitrovicë 572 persona, në Gjilan 570 persona, në Vushtrri 543 persona, në Suharekë 504 persona dhe në Podujevë 477 persona.

Kurse, deri më sot në vendin tonë 823 mijë e 196 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës dhe 608 mijë e 939 persona janë vaksinuar me të dyja dozat.

Në anën tjetër, deri më tani, në Podujeva janë administruar mbi 60 mijë vaksina. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë të ditur se në këtë Komunë aktivë me COVID-19 janë vetëm edhe 20 pacientë./Llapi.info