Prishtina, Podujeva, Prizreni dhe Ferizaji janë katër komunat që kanë numrin më të madh të votuesve me kusht.
“Kemi komunat Prishtina, Podujeva, Prizreni dhe Ferizaj që kanë numrin më të madh të votuesve me kusht. Janë këto komuna të cilat kanë numrin më të madh të votave me kusht, këto e ngadalësojnë pak procesin”, u shpreh Burim Ahmetaj për Telegrafin, transmeton Llapi.info.
Numërimi i votave me kusht ka përfunduar në 17 komuna, ndërkaq i tërë procesi pritet të përfundojë nesër.
“Deri tash kemi arrit tek komuna e Podujevës, e cila është komuna e 18-të që janë duke u numëruar votatj”, ka thënë Ahmetaj.
Sipas Ahmetaj procesi do të përfundojë nesër e pastaj KQZ-ja do të dalë me rezultatet përfundimtare./Llapi.info