Lokale - eSIMy

Në ambientet shkollore përsëri po jehon zëri i nxënëseve.

Shkolla fillore “Dëshmorët e Kombit” në Podujevë, që nga e hëna ka hapur dyert për nxënësit.

E drejtori i shkollës, Muhamet Jakupi, thotë se unanimisht kolektivi i shkollës ka vendosur që të fillojnë procesin mësimor.

Tutje vullnetin e mirë të mësimdhënësve e shpreh edhe Merita Fetahu.

Por në një shkollë tjetër në Podujevë po zbatohet vendimi Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës. Meqë shkolla e mesme “Fan S. Noli”, nuk ka filluar procesin e mësimit.

Mësimdhënësi, Zijadin Dibrani thotë se kërkesat e tyre janë të arsyeshme.

Ndërsa, kryetari i Sindikatës të Arsimit në Komunën e Podujeves, Fadil Halimi tha se shpresojnë arritjen e një marrëveshjeje në mënyrë që nxënësit të kthehen në banka shkollore.

Ndërkohë në Podujevë të mërkurën edhe Administrata e Komunës ka qenë funksionale.