Sot është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në Kuvendin e Podujevës, ku është caktuar seanca e rregullt e Kuvendit Komunal, shkruan Llapi.info.

Në këtë seancë janë vendosur katër pika të rendit të ditës, kurse dy të tjera janë rekomandime për KPF-në.

Këshilltarët komunalë dhe ekzekutivi do të diskutojnë edhe për një pikë tjetër. Bëhet fjalë për një pishinë gjysmë-olimpike.

“1. Propozim vendim për caktimin e lokacionit për ndërtimin e pishinës gjysmë olimpike në Podujevë”, është pika që do të diskutohet.

Mbledhja do të mbahet të enjten, ndërkohë që Llapi.info do t’iu mbajë të informuar për gjitha piket që pritet të miratohen në këtë seancë./Llapi.info